Koalicioni Nisma-AKR-PD, kalimi i pragut zgjedhor varet nga ky vendim

Vendimi i ri PZAP-it për anulimin e votave të ardhura nga Serbia me postë, mundësoi që koalicioni Nisma-AKR-PD ta kalojë pragun zgjedhor prej 5%

Pasi ky koalicion kaloi pragun zgjedhor prej 5%, pakënaqësi të mëdha u paraqitën nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli hapur dhe mbrojti votat e ardhura nga Serbia, diçka e rrallë nga kjo parti.

VV-ja pas vendimit të PZAP-it humbi 3 deputetë, LDK 1, PDK 1, AAK-PSD 1, kjo shkaktoi probleme për koalicionin e ardhshëm VV-LDK pasi ua prishi matematikat për formimin e Qeverisë së re Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Pas kësaj koalicioni i cili pritet të ndodhë shumë shpejt ka vetëm 57 vota së bashku në Kuvend, gjë që pamundëson formimin e Qeverisë pasi i duhen 61 vota, atëherë kjo e detyron VV-në dhe LDK-në ta marrë në Qeveri edhe Nismën, pasi koalicioni AAK-PSD ka thënë se nuk hyn në Qeveri që udhëhiqet nga Albin Kurti.

Andaj fati i Nismës për të hyrë në Kuvend dhe ndoshta edhe për një koalicion më pas, është në duart tani të Gjykatës Supreme, kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje është ankuar për vendimin e PZAP-it.

Vetëvendosje nga Supremja kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit të PZAP-it dhe duan që votat e ardhura nga Serbia të njihen si rezultat përfundimtar nga KQZ-ja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë