Ujkani: “Do të japim maksimumin për të bërë ëndrrën realitet”

Samir Ujkani, kapiteni i Kosovës, është shfaqur para gazetarëve në konferencë në ditën e grumbullimit të ‘Dardanëve’, para ndeshjeve me Çekinë dhe Anglinë.

Bashkë me Ujkanin, u shfaq edhe Amir Rrahmani.

Samir Ujkani:
“Nuk do të jetë e lehtë, e dimë, por do të japim maksimumin për të bërë ëndrrën realitet”.

“E dimë se kemi një tjetër shans në mars, por do të provojmë të arrijmë Europën me anë të kualifikimeve”.

Amir Rrahmani:
“Ndeshja me Çekinë do të jetë me shumë tensione, por ata kanë më shumë për të humbur se sa ne”.

“Do të mundohemi të japim maksimumin ndaj Çekisë, të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Me thënë të drejtën nuk po mendojmë për Ligën e Kombeve, presioni është më i madh te ata sepse luajnë brenda”.

“Edhe një barazim do të na mbante end enë lojë, gjithsesi do të provojmë të fitojmë”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë