“Dardanët” mbajnë stërvitjen e parë, të gatshëm për sfidën ndaj Çekisë

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e parë para ndeshjes me Çekinë.

Djelmoshat e Bernard Challandes kanë treguar aftësitë e tyre fizike dhe taktike në Stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet për të dëshmuar kështu se janë 100 për qind të gatshëm për sfidën më të rëndësishme të kualifikimeve për Euro 2020.

Gjatë ditës, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për rëndësinë që e kanë dy ndeshjet e ardhshme – me Çekinë dhe Anglinë.

Ai deklaroi se sfida ndaj Çekisë do të jetë e vështirë, por ishte optimist për një rezultat pozitiv.

Kosova të enjten, më 14 nëntor, zhvillon ndeshjen me Çekinë në Plzen, ndërsa tri ditë më pas do të përballet me Anglinë në Prishtinë./EO

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë