Dita e derbit, Feronikeli për t’u kthyer në garë për titull, Ballkani për të mos e lëshuar kreun

Ndeshja ndërmjet Llapit dhe Drenicës e ka hapur xhiron e 13-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Llapjanët kanë rrëmbyer pikët e plota, duke mbetur në garë për titull të kampionit të Superligës së Kosovës.

Loading...
Loading...

Llapi e mundi Drenicën me golin e Mentor Zhdrellës.

Sot, do të zhvillohen disa takime tjera.

Në fakt, derbi i kësaj xhiroje do të zhvillohet mes kampionit aktual të Kosovës, Feronikelit dhe liderit aktual të IPKO Superligës, Ballkani.

Kjo pa dyshim pritet të jetë një ndeshje spektakolare.

“Nikli” nuk guxon të gabojë pasi gjendet 7 pikë prapa ekipit therandas. Nga ana tjetër, Portokallinjtë do të mundohen që ta vazhdojnë formën që po e shfaqin dhe ata do të ishin të kënaqur edhe me një barazim në Drenas.

Prishtina ndërkohë pret fitore në Klinë kundër Dukagjinit, njëjtë si Gjilani në shtëpi kundër Ferizajt.

Drita nuk do të ketë punë të lehtë kundër Flamurtarit në kryeqytet, kurse Trepça ’89 shihet si favorite në duel me fqinjin Vushtrria në shtëpi.

IPKO Superliga – Java e 13-të

SSK1 E premte Llapi – Drenica (1:0)
SSK1 E shtunë 13:00 Feronikeli – Ballkani
SSK2 E shtunë 13:00 Trepça ’89 – Vushtrria
SSK3 E shtunë 13:00 Dukagjini – Prishtina
SSK1 E diel 13:00 Gjilani – Ferizaj
SSK2 E diel 13:00 Flamurtari – Drita

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë