Tifozët e Arsenalit e teprojnë me Granit Xhakën, nuk ishte ai futbollisti më i dobët në fushë!

Arsenali ka marrë vetëm një pikë në shtëpi, duke barazuar 2-2 me Crystal Palace në ndeshjen që u zhvillua në “Emirates”.

Është natë për t’u harruar nga “Topçinjtë”, por edhe për kapitenin e tyre, Granit Xhaka.

Kur rezultati ishte 2-2, ashtu siç edhe përfundoi ndeshja, mesfushori shqiptar është larguar mes vërshëllimave nga fusha.

Unai Emery vendosi ta zëvendësoi në minutën e 61-të dhe kjo nuk i pëlqeu shqiptarit, që hodhi shiritin e kapitenit dhe edhe pse ekipi i tij po barazonte, nuk u largua duke vrapuar nga fusha.

Ai nuk u përmbajt pas vërshëllimave të shumta dhe pas kësaj bënte më duar që të vërshëllejnë edhe më shumë, derisa shihet duke thënë ‘pir****”.

Xhaka i nervozuar ikën menjëherë në dhomat e zhveshjes dhe duket se marrëdhënia e tij me tifozët është prishur krejtësisht, pas vërshëllimave të shumta që ka marrë ndeshje pas ndeshje që në start të sezonit 2019/20,

Por, ai nuk ishte më i dobëti në fushë, përse duhet të vërshëllehet?

Pas ndeshjes, portali prestigjioz ‘WhoScored’ publikoi notat e futbollistëve në këtë ndeshje, derisa rezulton se Xhaka nuk ishte më i dobëti sot.

Mesfushori nga Kosova u vlerësua me notën 6.8, derisa më dobët se ai u vlerësuan Ceballos, Tierney, Guendouzi, Aubameyang, Chambers dhe Leno.

Image

Në ‘Twitter’, Xhaka ka marrë kritika të shumta sepse sipas tifozëve, një kapiten duhet të qëndrojë i fortë dhe të motivojë skaudrën edhe nga stoli, pasi po barazonte.

Sido që të jetë kishte edhe nga ata që e arsyetonin veprimin e mesfushorit shqiptar, për shkak se e vërshëllyen shumë dhe në fund të fundit, edhe ai është njeri dhe mund ta lëshojnë nervat.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë