“Babain nga Drenica, nënën nga Mitrovica”: Reperi Gashi krenohet me prejardhjen

Sot me 2 gusht 2019 pritet të filloj festivali i madh ‘Sunny Hill’ që do të mbahet në Prishtinë e ku pritet të performojnë emra të njohur të muzikës vendore dhe ndërkombëtare, shkruan Indeksonline.

Pjesë e festivalit do të jetë edhe reperi Gashi i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por ka prejardhje shqiptare dhe është shumë krenarë për këtë.

Pak kohë para performancës në Prishtinë, Gashi ka publikuar një maicë të stampuar me motive shqiptare.

“Babain nga Drenica, nënën nga Mitrovica, regugjati që e bëri ëndrrën realitet, edhe ti mundesh” : ka qenë ky mbishkrimi që e ka vendosur ai në një maicë dhe që është mjaft motivues për shqiptarët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë