Feronikeli e shkel Lirinë

Feronikeli ka shënuar fitore bindëse 0-4, si mysafir i Lirisë së Prizrenit.

Në stadiumin “Përparim Thaçi”, mysafirët u treguan më të rrezikshëm që nga fillimi, me vendësit që mundoheshin të krijonin rrezik me kundërsulme.

Goli i parë erdhi herët, saktësisht në minutën e 9-të, kur Kastriot Rexha shënoi me kokë për 0-1, pas një harkimi të Hotit.

Rexha ishte protagonist edhe në golin e dytë, të cilin e shënoi në minutën e 37-të.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë. Së pari Zeka shënoi në minutën e 70-të, ndërsa për të përmbyllur këtë fitore të thellë, shënoi mesfushori Dabiqaj, në minutën e 91-të.

Feronikeli tani ka 62 pikë dhe mban kreun e tabelës, ndërsa Liria është në vendin e parafundit, me 24 pikë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë