Zyrtare: FIFA shpallë golin më të mirë të vitit – dhe është befasi

Ka filluar tashmë ceremonia e madhe e FIFA-s, ”The Best”.

Pas kompletimit të mysafirëve të ftuar, ka filluar ndarja e çmimeve nga FIFA.

Çmimi i parë që do të jepet është ”Puskas Award” apo ai i golit më të mirë të vitit, transmeton IndeksOnline.

Në këtë çmim janë të nominuar lojtarët si Gareth Bale, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Mohamed Salah.

Për këtë çmim janë të nominuar edhe gjashtë lojtarë, në mesin e tyre edhe Benjamin Pavard dhe Ricardo Quaresma.

Dhe fituesi është vendosur nga sondazh prej tifozëve dhe ky çmim i takon Mohamed Salah për golin në derbi./IndeksOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë