Dy golat e Ronaldos i sigurojnë fitoren Juventusit (Video)

Juventus ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së katërt të Serie A.

Zonja e Vjetër mposhti në “Allianz Stadium” Sassuolon me rezultat 2-1.

Të dy golat në këtë ndeshje i shënoi Cristiano Ronaldo, shkruan indeksonline.

Portugezi fillimisht në minutën e 50-të shfrytëzoi një tollovi për të shënuar golin e parë me Juven.

Në minutën e 65-të ai përmes kundërsulmit shënoi golin e dytë për t’i dhuruar tri pikë të arta skuadrës së tij.

Golin e vetëm për Sassuolon e shënoi Babacar në minutën e parë shtesë.

Me këtë fitore, Juventus është në vendin e parë me 12 pikë pas katër ndeshjesh të zhvilluara. /IndeksOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë