Sportistja kroate feston fitoren me shqiponjë

Sandra Perkovic ka festuar fitoren e saj duke krijuar simbolin e shqiponjës dykrenare.

Loading...

Sandra Perkovic ka festuar fitoren e saj në garën e atletikës duke krijuar simbolin e shqiponjës dykrenare.

Atletja kroate fitoi bindshëm në hedhje të diskut, të cilin e flaki 67.60 metra larg, duke e lënë në vendin e dytë kubanen Yaime Perez dhe në vendin e tretë amerikanen Valarie Allman.

Ndërkohë, Sandra, pasi e fitoi garën dhe e bëri shqiponjën, u pyet rreth festimit nga gazetari i HTV.

“Festimi im pati kuptimin se më në fund disku fluturoi”, shpjegoi Sandra.

Më shumë