Gjenden dy çanta me mish njeriu

Dy çanta që përmbajnë mbetje njerëzore janë zbuluar në Bronx, New York City, duke shkaktuar një reagim masiv të policisë. Gjinia e viktimës mbetet e panjohur.

Policia ka nisur një hetim të madh në skenën e krimit në Crotona Park South dhe Franklin Street të premten pasdite, pasi një punonjës i parkut lokal zbuloi dy çanta të dyshimta në një trotuar.

Punonjësi thirri menjëherë shefin e tij i cili nxitoi në vendin ku zyrtarët e parkut zbuluan mishin dhe flokët brenda qeseve dhe lajmëruan policinë. Pas arritjes së tyre në vendngjarje, zyrtarët konfirmuan se kishte një trup njerëzor në thasë, raporton ABC 7 New York.

Gjinia e viktimës nuk është bërë e ditur ende. Hetimi është në vazhdim. Zyra e Ekzaminuesit të Mjekësisë të qytetit do të hetojë gjetjet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë