Historia e vajzës që tentoi të vetëvritej, shëmtoi fytyrën e saj

Një vajzë 21-vjeçare nga Misisipi që u përpoq të vetëvritej duke e qëlluar vetën në fytyrë, i është nënshtruar një operacioni për transplant të fytyrës.

Katie Stubblefield iu nënshtrua 31 orëve në operacion pas një presioni trevjeçar për një donator pas tentimit të vetëvrasjes. Historia e saj është thënë në një dokumentar të ri të National Geographic dhe në revistën Face vitin e kaluar.

Stubblefield e cila tentoi të vetëvritej në mars të vitit 2014, nuk e mban në mend atë ditë e as shumicën e muajve që pasuan.

Ajo u transferua nga një spital lokal në klinikën Cleveland, Ohajo, pasi mjekët u përpoqën të shpëtonin jetën e saj. Një vit më vonë, ajo bëri transplantin e fytyrës së saj, i cili rivendosi strukturën e saj të fytyrës dhe aftësinë për të përtypur, gëlltitur dhe stabilizoi frymëmarrjen e saj për herë të parë që nga incidenti.

“Kam marrë një shans të dytë në jetë tani”tha Stubblefield për National Geographic pasi u bë personi i 40-të në botë që iu nënshtrua procedurës.
Duke folur për revistën, të afërmit thanë se Stubblefield ishte një vajzë e bukur që po rritej në Lakeland, Florida, përpara se të kalonte një kohë të vështirë, duke vënë presion mbi veten për të shkëlqyer në sporte dhe në shkollë.

Në moshën rreth 16 vjeç, ajo u zhvendos me familjen e saj në Kentaki dhe pastaj në Oksford, Misisipi, një vit më vonë.

Ndërsa thuhet se shkaktar i krejt ngjarjes ishte një mesazh që ajo e kishte gjetur në telefonin e të dashurit të saj, nga një vajzë tjetër dhe kjo çoi në prishjen e marrëdhënies së tyre. Pas kësaj, ajo shkoi në shtëpinë e vëllait të saj. Mori pushkën e gjuetisë dhe qëlloi vetën.

Ajo u dërgua në spital dhe duroi dy vjet operacione, duke bërë disa procedura për të riparuar strukturën e saj të eshtrave, duke përfshirë hundën dhe nofullën e saj, para se të gjenin donatorin, Adrea Schneider, 31 vjeç, i cili vdiq pas një mbidozë të drogës.

Njëri nga kirurgët pas transplantit, Dr Brian Gastman, tha: “E gjithë historia e saj e bëri ekipin tonë të bashkohej shumë më shpejt dhe ne vrapuam drejt saj për t’u kujdesur për të.

“Ne do ta bëjmë atë për këdo, por shumë prej nesh janë vetë prindër dhe ne pamë atë që po kalonin prindërit e saj”, tha Gastman./GazetaExpress

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë