Të burgosurit, i lidhin me zinxhir rojet e burgut dhe i malltretojnë (Video)


Në një burg në Brazil, të burgosurit janë bërë bashkë për të shpëtuar nga aty, ndonëse jo në mënyrën më të mirë.

Ata janë organizuar dhe kanë zënë dy roje të burgut derisa po bënin kontroll nëpër qeli, transmeton Indeksonline.

“kriminelët”, i kanë lidhur me zinxhir dy rojet dhe i kanë rrahur sa kanë mundur, për t’ia lidhur pastaj edhe duart me pranga.

Disa me maska në kokë e disa me thika në duar, kërcënonin se do t’i vrasin rojet nëse nuk u plotësohen kërkesat.

Këto sjellje, dikush nga të burgosurit i ka filmuar me telefonin që e kishte ilegalisht në qeli dhe i ka publikuar në rrjete sociale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë