250 mijë euro për rrugën Baicë-Tërstenik

 

Komuna e Drenasit ka njoftuar se këtë vit pritet asfaltimi i rrugës Baicë-Tërstenik në vlerë prej 250,00 euro që po ashtu është projekt dy vjeçar, ku për këtë vit janë planifikuar 50,000 euro dhe për vitin 2018, 200,000 euro. Njoftimi është bërë i ditur në takimin që ka pasur kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve, ndërsa, Komuna e Drenasit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomik, si dhe që projektet të zhvilllohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive. Po ashtu, Komuna ogligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve. Në këtë komision duhet të jetë një anëtar nga MI.

Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në Facebook:

 https://www.facebook.com/drenicaonline/

 

 

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë