Fati i Drenicës asnjëherë nuk është vendosë në Prishtinë (Video)

Qeveria e Kosovës është dashtë të reagoi shumë ashpër sa i përket ndërtimit të murit afër urës së Ibrit në Mitrovicë apo është dashtë që të mos lejoj fare ndërtimin e tij. Kështu ka deklaruar në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

“Unë si anëtare e komisionit për punë të brendshme dhe siguri kam marr qindra pyetje nga qytetarët rreth atij muri dhe vërtetë jam ndier në siklet pasi nuk kam pasur një përgjigje adekuate që t’ua jap atyre”, ka deklaruar deputetja Musliu.

Ajo i ka bërë një pyetje publike kryeministrit Isa Mustafa dhe ministres së dialogut Edita Tahiri se çfarë është duke ndodhur me atë mur atje dhe çka është duke ndodhur në veriun  Mitrovicës?

“Ne si deputetë asnjëherë nuk kemi pasur një dokument dhe fare nuk kemi qenë në dijeni për një marrëveshje të tillë ose për një projekt të tillë”, ka thënë ajo.

“Ne po sfidohemi prapë si shtet por duhet të jemi të matur në veprimet tona dhe të mos veprojmë emocionalisht, por ajo që unë mendoj personalisht është se muri nuk duhet të ekzistoj në veri”, është shprehur Musliu, duke shpresuar se Qeveria e Kosovës do të reflektojë dhe do të ndërmarr hapa sa më parë.

Deputetja e PDK-së ka folur edhe sa i përket zgjedhjeve në Drenas ku ka thënë se fatin e Drenasit nuk e përcaktojnë koalicionet e bëra në Prishtinë. Partia Demokratike, sipas saj, ka traditë në lidhjen e koalicioneve me qytetarët. Ajo është e sigurt se kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci do të dal fitues në balotazhin e 18 dhjetorit. Deputetja Musliu ka folur  edhe për punën një vjeçare të legjislativit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë