Hasani i NISMA-s: Qytetari i Drenasit e do ndyshimin

Zgjedhjet në Drenas të cilat ishin organizuar të mbahen me 4 dhjetor dhe të cilat sollën balotazhin mes kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, së bashku me Isa Xhemajlaj, kandidat nga Nisma për Kosovën, duket se nuk do të përfundojnë me kaq.

AKR-ja i ka ofruar ndihmë Nisma-së kështu edhe nënshkruan marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e balotazhit në Drenas, të cilat janë vendosur të mbahen më 18 dhjetor 2016.

Anëtari i kryesisë së NISMA’së, Bajram Hasani, ka thënë për Gazetën Metro, se çdo votë që është dhënë kundër PDK-së është votë për ndryshim.

“Kemi nënshkruar marrëveshje me AKR-në për balotazhin në Drenas. Secila votë që është dhënë kundër PDK-së ka qenë votë për ndryshim. Në marrëveshjen cila tashmë është publike ju mund të shihni se interesi i përbashkët është që të ndryshojnë Drenasin”, ka thënë Hasani.

Ndërkaq, i pyetur nëse kjo i paraprinë ndonjë koalicioni në nivel vendi, Hasani ka thënë se NISMA është e gatshme të bashkëpunojë me çdo subjekt i cili mendon se duhet të ndryshohet qeverisja aktuale.

“Sa i përket një koalicioni në nivel vendi ne jemi të hapur për secilin subjekt, që mendon se duhet të ndryshohet qeverisja aktuale mund të bashkohet rreth boshtit opozitar NISMA-AAK”, ka thënë Hasani.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë