Të gjitha qytetet me Wi-Fi pa pagesë

free-wifi_1481052665-2716039

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhanë mbështetjen e tyre për nismën e quajtur WiFi4EU, e cila përfshin qasje të lirë në internet me rrjetet pa tel, në qytete dhe fshatra.

Mbështetja e iniciativës u pasua për më pak se tre muaj pasi Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker zbuloi planin sipas të cilit organet e pushtetit lokal në BE do t’u ofrojnë qytetarëve në qytete dhe fshatra qasje të lirë në rrjetet Wi-Fi, raporton portali kroat Jutarnji List.

Thirrja e parë për dorëzimin e propozimeve është planifikuar deri në vitin 2017 dhe të gjitha organet e qeverisjes vendore në BE do të jenë në gjendje që të aplikojnë për vauçerë për të ofruar internet me shpejtësi të lartë në parqe, sheshe, ndërtesa publike dhe librari.

Vauçerët do të jepen sipas radhës së aplikimit, kështu që kryetarët e komunave dhe kryetarët e qyteteve duhet të jenë të përgatitur për të reaguar sa më shpejt kur procesi i aplikimit jë jetë i hapur. Kush e merr vauçerin, me të do të jetë në gjendje të blejë dhe instalojë paisje të avancuara për rrjetet lokale të pikave të qasjes në internet pa tel.

Shpenzimet e tjera do të mbulohen nga autoritetet lokale.

Organet e autoriteteve publike lokale që duan të ofrojnë lidhje falas të internetit pa tel, në zonat ku ende nuk ka ofrues të tillë publikë apo private, do të jenë në gjendje të aplikojnë për financim përmes një procedure të thjeshtë dhe jo burokratike, thotë Komisioni.

Për periudhën nga 2017 deri në 2019, janë caktuar fondet në vlerë prej 120 milionë euro. Komisioni vlerëson se përfitues të programit do të jenë të paktën gjashtë deri në tetë mijë komunitetet lokale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë