Negroci e mbështetë Jakup Krasniqin, shumica e votave për kandidatin e NISMA-s
Negroci, fshati i Kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, në zgjedhjet e mbajtura me 4 dhjetor për kryetar të komunës së Drenasit i ka dhënë mbështetje Isa Xhemajlajt, kandidatit për kryetar.
Indeksonline ka mësuar se në Negroc ka qenë një qendër e votimit, me dy vendvotime.
Në njërin vendvotim kanë votuar fshati Negroc, ndërsa në tjetrin, një fshat i vogël që quhet Vuqak, e që është bastion i PDK-së pasi nga ai vend vjen zv/ministri Ferat Shala dhe bashkëshortja e tij, deputetja Sala Berisha- Shala.
Në vendin ku kanë votuar bashkëfshatarët e Jakup Krasniqit, Nisma ka dalë bindshëm më mirë se sa PDK-ja.
Isa Xhemajlaj kishte saktësisht 163 vota përderisa kundër kandidati i tij, Ramiz Lladrovci kishte marrë 126 vota. Ndërsa duke i bërë bashkë të gjitha votat, ato të Negrocit dhe Vuqakut, fshatit të vogël të Ferat Shalës, del ky rezultat: 309 PDK, 265 NISMA.