Lladrovci nuk lëshon pe, i bindur në fitore teksa premton miliona investime (Video)

lladrovci_veseliKandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, në një intervistë në Tribuna Channel, ka deklaruar që për pesë vjet siç ka thënë se do të ketë investime kapitale në Komunën e Drenasit në vlerë prej 70 milionë euro. 

Lladrovci ka thënë se këto mjete do të shkojnë në infrastrukturë rrugore, në atë të ujërvae të zeza në sport e sektorë të tjerë.

Ai është shprehur i bindur se më katër dhjetor PDK, do të feston fitoren në këtë komunë.

Sipas tij, kjo do të jetë fitorja e radhës e kësaj partie dhe jo vetëm për këta nëntë muaj, por edhe në katër vjetët e ardhshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë