Presidenti Thaçi ngushëllon familjen Dvorani nga Tersteniku i Drenasit

hashim-tha-ccedil-i-shpallet-humb-euml-si-i-jav-euml-s-n-euml-gazet-euml-n-m-euml-t-euml-madhe-gjermane-foto-hd-780x439_1480428139-1213923Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dvorani nga Fshati Terstenik i Drenasit

Përmes këtij telegrami, presidenti ia ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Dvorani, e cila humbi dy djemtë e saj, Muhametin, 8 vjeç, dhe Mendimin, 5 vjeç, në një aksident trafiku në Novi Sad.

“Lajmi për vdekjen e dy fëmijëve tuaj më ka pikëlluar jo vetëm mua, por mbarë shoqërinë. Ne bashkëndjejmë me dhembjen tuaj në këto momente kaq të rënda”, thuhet në telegram të presidentit drejtuar familjes  Dvorani.

Muhameti, 8 vjeç, dhe Mendimi, 5 vjeç, humbën jetën derisa bashkë me familje ishin duke ardhur për vizitë në Kosovë nga Austria.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë