Pacolli: Ka filluar planifikimi i vjedhjes së votës së qytetarëve në Drenas

auto_begji1414774216Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli që tani ka parashikuar se në zgjedhjet e Drenasit me 4 dhjetor do të ketë vjedhje të votave.

Përmes një statusi në Facebook ai u bën apel Policisë së Kosovës dhe prokurorisë të angazhohen seriozisht për këtë çështje, transmeton Indeksonline.

Sot isha në Drenas në ditën e parë të fushatës.

Me aq sa pashë dhe kuptova nga informatat, veçse ka filluar planifikimi i vjedhjes së votës së qytetarëve. Unë i bëj apel policisë së Kosovës dhe prokurorisë që të angazhohen me seriozitetin më të madh në mënyrë që mos të ketë vjedhje dhe blerje të votës. Po ashtu, iu bëj thirrje edhe OSBE-së dhe ambasadave të shteteve mike të Kosovës që në ditën e zgjedhjeve të dërgojnë sa më shumë vëzhgues që të jetë e mundur, nëpër qendrat e votimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë