Thaçi: FAK-u do të jetë forcë e standardeve më të larta të NATO-s

15202670_1255252994545057_6792474857479919957_n-650x350Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është gati që të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Këto deklarata Thaçi i ka bërë në rrjetin social Facebook, dhe ka theksuar se FAK-u do të jetë një forcë e standardeve më të larta të NATO-s.

Ky është postimi i plotë:

Në Ditën e FSK-së kujtojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës është rritur në një forcë të standardeve më të larta ndërkombëtare dhe është kthyer në një forcë profesionale, multi-etnike, me përfaqësim të duhur gjinor, sukseset e së cilës kanë tejkaluar kufijtë e Kosovës.

Njësitet e saj morën medaljen e artë në manovrat në Britani të Madhe, kadetët e saj trajnohen dhe dallohen për suksese në akademitë më prestigjioze ushtarake në botë, trupat e saj ndihmojnë në aksione të kërkim-shpëtimit në rajon e më gjerë. Ata janë krenaria jonë, besimi ynë në të ardhmen tonë të sigurt, në paqe e stabilitet.

Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë është gati që të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Do të jetë kjo një forcë e standardeve më të larta të NATO-s, profesionale, me përfshirje të gjerë të të gjitha komuniteteve dhe gjinive, që do të angazhohet për paqe dhe stabilitet në Kosovë, në rajon dhe kudo në botë. HTH

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë