Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Lipjan, zjarrfikësit vonohen më shumë se një orë (Video/Foto)

Një shtëpi është përshirë nga zjarri gjatë orëve të vona të mbrëmjes së sotme në Gumnasell të Lipjanit.
Në redaksinë e Indeksonline kanë arritur disa fotografi dhe video në të cilat shihet përfshirja e shtëpisë nga zjarri.
Ndërsa sipas këtij lexuesi ishte shumë shqetësuese dhe për t’u përmendur vonesa e zjarrëfikësve të cilët janë vonuar më shumë se një orë për të mbërritur deri tek shtëpia në fjalë.
Nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar nga kjo përfshirje e zjarrit ndërsa Indeksonline do të ju mbajë të informuar.

