Komuna e Drenasit vendos tabelë me gabime drejtshkrimore (Foto)

Jo rrallë na ndodh të shohim tabela dhe shenja të ndryshme në qarkullimin rrugorë, me gabime nga më të ndryshme.
Një e tillë është vendosur nga Komuna e Drenasit, e cila ndonëse për qëllim ka vetëdijesimin e qytetarëve për mos hedhjen e mbeturinave në rrugë, është vendosur me gabime drejtshkrimore.
Fotoja është bërë nga një lexues i portalit drenicapress.info në rrugën e Feronikelit. Sipas një burimi të portalit, në këtë vend kanë filluar të hedhin mbeturina një pjesë e lagjes Qorri dhe për këtë arsye është vendosur kjo tabelë nga Komuna e Drenasit. Për më shumë shih foton më poshtë./DrenicaPress/