Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Fehmi Lladrovci” në vizitë zyrtare në Turqi dhe Greqi

Institucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional IAAP “Fehmi Lladrovci” në Drenas ka zhvilluar një udhëtim zyrtar në qytetin Bursa të Turqisë, me ftesë të Shoqatës së Shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës që vepron në këtë qytet, transmeton portali DrenicaOnline.

Në këtë vizitë kanë marrë pjesë një grup mësimdhënësish dhe nxënësish nga profilet Mekatronikë, Informatikë dhe Zhvillues i Aplikacioneve Softuerike, të cilët përmes këtij aktiviteti jashtëkurrikular kanë pasur mundësi të zgjerojnë njohuritë profesionale, të nxisin bashkëpunimin dhe të përfaqësojnë denjësisht shkollën dhe vendin në një ambient ndërkombëtar.

Gjatë kthimit, pjesëmarrësit e udhëtimit kanë vizituar edhe qytetin Selanik të Greqisë, duke pasuruar më tej përvojën e tyre edukative dhe kulturore.

Vizita është organizuar dhe udhëhequr nga profesori Afrim Fejza, i cili ka luajtur rol kyç në realizimin me sukses të këtij udhëtimi./DrenicaOnline/

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë