Sala Jashari flet pasi përfundoi seanca: VV-ja po sillet sikur i ka mbi 50% të votave

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka folur në seancë, pas përfundimit të saj.

Ajo ka thënë se PDK-ja ka bërë kompromisin e saj.

“Gjendem këtu sepse edhe sot në tentativën e 43-të, VV-ja sillet sikur të kishte edhe më shumë se 50% të votave. Kompromisi i tyre pretendojnë se është për ta votuar vetëm një të propozuar, dhe atë në mënyrë të fshehtë. Ky nuk është kompromis. Kompromis është kur PDK-ja i ka dhënë mundësinë VV-së duke i thënë, ne do t’i votojmë shumicën e emrave të VV-së, për ta zgjidhur këtë situatë. Atëherë më tregoni, çfarë zgjidhje po kërkohet kur zgjidhja është përpara jush”, tha ajo.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë