Aksident i rëndë në Korroticë të Epërme (Foto)

 

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:00 në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht te Parku i Biznesit në Korroticë të Epërme, raporton DrenicaOnline.

Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura me targa lokale ndërsa ka edhe persona të lënduar.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.

Rruga për një kohë ka qenë e bllokuar ndërsa tani është hapur për automjete./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë