Zjarrfikësit nga Drenasi intervenojnë për të shuar zjarrin në Grykën e Rugovës
Vatra të zjarrit kanë shpërthyer në gjithë vendin si pasojë e temperaturave të larta.
Zonat më të prekura janë Suhareka dhe Bjeshkët e Rugovës së Pejës.
Një ekip i zjarrfikësve nga Komuna e Drenasit ka intervenuar në Grykën e Rugovës ku bashkë me kolegë të komunave të ndryshme po bëjnë përpjekje që ta shuajnë zjarrin.
Situata duket alarmante ndërsa shumë shtëpi janë të rrezikuara nga zjarri që u është afruar.
Përveç zjarrfikësve, policisë e emergjencës, edhe nga ajri shihet një helikopter i KFOR-it duke hedhur ujë për ta fikur zjarrin./IndeksOnline/