Lulzim Nika: Mikpritja e Damanekut dhe Krajkovës, dëshmi e përkrahjes për ndryshim
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lulzim Nika, ka zhvilluar takime me banorët e Damanekut dhe Krajkovës, ku është pritur me një mbështetje të fuqishme për programin e PDK-së dhe kandidaturën e tij.
Nika vlerësoi traditën e mikpritjes dhe besnikërinë e këtyre zonave ndaj vlerave të demokracisë dhe zhvillimit. Ai theksoi se kjo përkrahje është një obligim për të punuar edhe më shumë për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Mikpritja e banorëve të Damanekut dhe Krajkovës është një dëshmi e traditës së fortë që kanë shqiptarët. Kjo përkrahje, jo vetëm që na jep forcë, por edhe na obligon të punojmë për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Mbështetja e madhe që mora për programin e PDK-së dhe kandidaturën time për deputet ishte tejet inkurajuese. ‘Kosova mundet ma mirë’ nuk është thjesht një slogan, por një angazhim për zhvillim, për ndryshim dhe për një të ardhme ku çdo qytetar të ndjejë përmirësim në jetën e tij,” tha Nika.
PDK po vazhdon me intensitet fushatën, duke kërkuar përkrahjen e qytetarëve për Bedri Hamzën si kryeministër dhe një qeverisje që garanton stabilitet dhe zhvillim.
#PDK131✅
#BedriHamza1✅
#LulzimNika96✅





