Rrahman Rama: Përkrahje e madhe nga Shala e Bajgorës për PDK-në

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka vizituar fshatrat Bajgorë dhe Stan Tërg, ku është pritur me respekt dhe përkrahje nga banorët e zonës.

Rama shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen e ngrohtë që i bënë familjet Fejzullahu dhe Kurti, duke theksuar se ky mbështetje është një tregues i besimit që qytetarët e kësaj treve kanë ndaj PDK-së dhe vizionit të saj për zhvillimin e Kosovës.

“Respekti që më japin këta burra shaljanë, për mua është nderi më i madh. I falënderoj familjet bujare shaljane Fejzullahu e Kurti, për pritje kaq të ngrohtë!”, u shpreh Rama.

PDK po vazhdon takimet me qytetarët në mbarë Kosovën, duke prezantuar programin e saj dhe duke kërkuar mbështetjen për Bedri Hamzën si kryeministër dhe një qeverisje të përgjegjshme e të fuqishme.

#Rr7
#PDK131

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë