Selim Pacolli anulon aktivitetet parazgjedhore në shenjë zie për tragjedinë në Gjakovë
Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet Mehmeti, Rama dhe Morina, pas humbjes tragjike të djemve të tyre në Jabllanicë të Gjakovës.
Pacolli theksoi dhembjen e thellë për këtë tragjedi dhe u lut që familjet e prekura të gjejnë forcën dhe durimin për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
“Me dhembje të thellë, shprehim ngushëllimet më të thella për familjet Mehmeti, Rama dhe Morina. Lutemi që Zoti t’u dhurojë forcën dhe durimin për të përballuar këtë tragjedi,” u shpreh ai.
Në shenjë respekti dhe solidariteti, Koalicioni për Familjen ka vendosur të anulojë të gjitha aktivitetet parazgjedhore për ditën e sotme.
“Të kujtojmë të rinjtë që humbën jetën dhe të mbështesim njëri-tjetrin me solidaritet,” tha Pacolli, duke bërë thirrje për unitet dhe përkrahje për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.

