Morena Taraku ka vazhduar që të bëj karrierë jashtë kufijve të Kosovës
E derisa dje ajo ishte paraqitur para një kompjuteri në dhomën e hotelit të saj, sot Morena ka lajmëruar se ka arritur një sukses.
“Just Sign a Contrat”, ka shkruar ajo derisa më poshtë ka lënë emotikonin e një filmi.
Kjo nënkupton që Morena pritet të luajë në ndonjë film, apo edhe të bëj regjinë e tij pasi që ajo ka qenë e regjistruar në Akademinë e Arteve në Prishtinë, shkruan GazetaExpress.
Ndryshe, bukuroshja shqiptare, e cila ka edhe disa këngë të realizuara, vitin e fundit shumë pak ka qëndruar në Kosovë dhe vazhdimisht ka postuar fotografi të ndryshme nga metropole europiane dhe aziatike, kryesisht nga hotele të shtrenjta.