Këngëtarja Adelina Tahiri zbuloi disa javë më parë se është në pritje të ëmbël, ndërkohë që ditë pas dite ka nisur që të publikojë detaje nga blerket e reja që bën për vogëlushin e saj.
Këtë herë ajo ka publikuar foto nga dhoma që ka përgatitur për djalin e saj, i cili pritet të vijë në jetë pas disa muajsh.
Bukuroshja, e cila u martua disa muaj më parë me biznesmenin maqedonas, ka zbuluar dhomën e vogëlushit të saj, dhomë e cila është dekoruar në mënyrë mjaft elegante.
Duket se Adelina është duke e shijuar në maksimum pritjen e djalit si dhe bashkëjetesën me avokatin maqedonas.

