Regjisori nga Drenasi pushton tapetin e kuq në Nju-Jork me “The Journalist’s Mission”

Skenaristi dhe regjisori i njohur, Qendrim Krasniqi nga Negroci i Drenasit, bashkë me kastën e aktorëve, shkelën skenën e teatrit të AMC Empire në Nju-Jork, për të promovuar filmin “The Journalist’s Mission”.

Nju-Jorku ishte sonte nikoqir i premierës së filmit që u bë për të dokumentuar të vërtetën e luftës në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Krasniqi publikoi një sërë fotografish nga parakalimi në tapetin e kuq, duke falënderuar të gjithë ata që u angazhuan për këtë film.

“Nuk ishte e lehtë, por besuam se ishte e mundur!

“The Journalist’s Mission” i tregoi botës për të vërtetën e luftës në Kosovë, për krimet serbe ndaj shqiptarëve!

Faleminderit ekipës për gjithë atë që kanë bërë për ëndrrën që u bë realitet” shkroi ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕