Petrit Halilaj, artist nga Kosova, është shpallur laureat i çmimit prestigjioz ndërkombëtar për skulpturën “Nasher Prize 2027”, që jepet nga Qendra e Skulpturës “Nasher” në Dallas.Juria e ka vlerësuar krijimtarinë e Halilajt për fuqinë që ka në shndërrimin e përvojave traumatike të fëmijërisë në vepra poetike, lozonjare dhe plot shpresë, duke i dhënë zë kujtesës, kulturës dhe paqes.I themeluar në 2015-ën, Çmimi Nasher iu dedikua tërësisht ekselencave të skulpturës bashkëkohore. Ky është një çmim bienal, që dorëzohet çdo dy vjet.Çmimi Nasher, me vlerë 100 mijë dollarë, e vendos Halilajn në mesin e emrave më të njohur të artit botëror si Doris Salcedo, Theaster Gates e Pierre Huyghe. Mediat ndërkombëtare, përfshirë The New York Times, i kushtuan hapësirë ketij lajmi. Kjo edhe për faktin se Petrit Halilaj nuk është një emër i panjohur në arenën ndërkombëtare. Vitin e kaluar ai realizoi një instalacion gjigand në Metropolitan Museum of Art, në New York.
Halilaj ka theksuar se këtë çmim ia kushton Kosovës dhe Fondacionit “Hajde”, duke planifikuar që mjetet t’i përdorë për restaurimin e Shtëpisë së Kulturës në Runik, në vendlindjen e tij.“Puna e tij bën veçanërisht rezonancë, si për investimin e thellë në humanizmin e përvojës së jetuar, ashtu edhe për mënyrën se si krijon hapësira takimi që i kapërcejnë kufijtë artistikë, kulturorë dhe gjeografikë. Duke zgjedhur Halilajn, juria e Çmimit Nasher e njeh punën e tij si formalisht inovative dhe thellësisht të rëndësishme për momentin aktual”, thuhet në motivacionin e Çmimit Nasher.I lindur në vitin 1986, në Kostërrc, një fshat i vogël pranë Runikut, Petrit Halilaj njihet për krijimin e hapësirave fantastike dhe zhytëse që bashkojnë mrekullinë e fëmijërisë me historinë personale dhe politike të atdheut të tij, duke përdorur një sërë gjuhësh artistike: skulpturë, vizatim, tekst dhe performancë.
Të fundit
- Kompania shqiptare JoCo Group partner zyrtar i klubit të futbollit SSV Jahn Regensburg në Gjermani
- Histori suksesi nga Krajkova: Fermeri që furnizon tregun lokal me mish pule (Video)
- 3,500 zogj brojlerë, therje hallall dhe mish i freskët- njihuni me fermerin nga Drenasi
- Po shtrohet asfalti në rrugën Arllat–Negroc–Vuçak, nga nesër ndalohet qarkullimi
- Tasholli sqaron idenë e grevës: 10 minuta heshtje kombëtare çdo ditë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
- Greva e punëtorëve të Infrakos, sot pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë
- Ishte dënuar me 18 vjet burg për vrasjen e argjentinases, por Apeli ia rrëzoi dënimin – Endrit Nika sot sërish para gjykatës
- Astrit Bunjaku: Makinat, veshjet dhe dukja janë bërë dëshmi e suksesit në Kosovë
- Mërgimi apo Samiu? Cli nga Lushtakët mund t’i hyjë garës për kryetar të PDK-së?
- Biznesmeni nga Drenica, Faton Seferi dhe familja e tij shpëtojnë pa lëndime nga aksidenti i rëndë në Serbi
Artisti drenicas Petrit Halilaj fiton çmimin prestigjioz të skulpturës, Nasher Prize
Më shumë

