Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Shpend Musliu nga Drenasi

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpend Bislim Musliu, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Musliu, duke vlerësuar lartë kontributin dhe sakrificën e tij për lirinë e vendit.

Në mesazhin e tij, kryetari Lladrovci shkruan:

“E nderuara familje Musliu,
Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj, Shpend Bislim Musliu, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një shembull i përkushtimit dhe sakrificës për atdheun.
Në emër të Komunës së Drenasit dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Humbja e tij është një humbje jo vetëm për familjen tuaj, por edhe për gjithë komunitetin tonë, i cili e njohu dhe e çmoi kontributin e tij të çmuar në mbrojtjen e lirisë.

Kujtimi për veprën dhe jetën e tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”

Shpend Bislim Musliu do të kujtohet përherë si një nga ata bij të vendit që nuk kurseu asgjë për të ardhmen dhe lirinë e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë