Deputetja e PDK-së pas tarifave të reja të ZRrE-së: Mashë e qeverisë, qytetarët vuajnë varfërinë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind.
Ajo ka thënë se ZRrE-ja është shndërruar në mashë të qeverisë.
Në këtë kontekst, Deliu-Kodra, ka thënë se Albin Kurti e ka hallin e numrave e të pazareve, ndërsa që qytetarët do ta ndjejnë thellë varfërimin në faturat e rrymës në maj.
Derisa Albin Kurti ‘i dorëhequr’ i paska ftuar anëtarët e kabinetit qeveritar në një mbledhje të qeverisë, ZRRE-ja e shndërruar në mashë të qeverisë paska aprovuar shtrenjtimin e rrymës 16.1 për qind. E ndërkohë që Albin Kurti e ka hallin e numrave e të pazareve, qytetarët do ta ndjejnë thellë varfërimin në faturat e rrymës në maj. Kjo veç qeverisje nuk është!”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.