Shqetësim për sigurinë rrugore në Zabel të Ulët: Gropa të rrezikshme po kërcënojnë shoferët

Bekim Gashi nga Mitrovica ka ngritur një shqetësim serioz lidhur me gjendjen e rrugës në fshatin Zabel i Ulët, pranë Market Roni.

Ai ka dërguar disa foto te portali DrenicaOnline që tregojnë gropa të mëdha dhe shumë të rrezikshme, të cilat paraqesin rrezik për shoferët dhe kalimtarët.

“Sapo pësoja aksident dhe dëmtova makinën për shkak të këtyre gropave, fatmirësisht pa pasoja për njerëzit. Por kjo situatë është alarmante dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Ndoshta dikush duhet të vendosë ndonjë shenjë paralajmëruese,” – shprehet ai.

Sipas tij, edhe në pjesën tjetër të rrugës, përtej marketit, ka të njëjtin problem me gropa të shumta, të cilat mund të shkaktojnë aksidente më të rënda.

Bashkëngjitur me këtë shqetësim, i bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë