Grushte pa hesap mes disa të rinjve në Skenderaj (PAMJE +18)

Një rrahje mes disa të rinjve ka ndodhur në qytetin e Skenderajt.
Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet një grup i të rinjve të cilët e godasin njëri-tjetrin me grushte.
Pas disa sekondash goditjeje ndaj njëri-tjetrit, disa persona të tjerë kanë ndërhyrë për t’i ndarë.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë në lidhje me rastin, ku deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje nëse ndonjëri është lënduar apo arrestuar.
KUJDES: PAMJET JANË TË RËNDA (+18)