Një person gjendet i vdekur në vendin e punës në fabrikën e Ferronikelit

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës në fabrikën e Ferronikelit.

Burimet e DrenicaOnline konfirmojnë se autoambulanca e fabrikës e ka transportuar viktimën drejt Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Drenas, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë