Aksion i policisë në Drenas, sekuestrohen armë, municion dhe para
Një aksion policor është zhvilluar dje në Drenas, nën dyshimet për veprimtari të kundërligjshme që lidhen me importin dhe shitjen e paautorizuar të armëve.
Gjatë kontrolleve në dy lokacione janë sekuestruar disa pistoleta, pushkë, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm, telefona mobilë dhe 1 mijë e 850 euro para të gatshme.
Dy persona janë shoqëruar për intervistim dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit, ndërsa një person tjetër nuk është gjetur gjatë operacionit.
Hetimet për rastin po vazhdojnë.

