Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

Altin Krasniqi, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli kanë vizituar familjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

Ata janë pritur nga familjarët e Bunjakut, ku kanë shprehur respektin dhe nderimin e tyre për sakrificën e tij.

Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, derisa ishte në krye të detyrës si pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Vizita e familjarëve të Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit vjen në ditën kur përkujtohet rënia e Afrim Bunjakut.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë