Në Xhaminë e Fshatit në Burojë hoxha nis ligjeratën me lutje për ish-krerët e UÇK-së

Në Xhaminë e Fshatit në Burojë falja e Fitër Bajramit nisi me rikujtimin se ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ligjëratën hyrëse hoxha Fadil Idrizi e nisi duke bërë lutje që krerët e UÇK-së të kthehen sa më shpejtë.

“Njerëzit që dhanë shumë për këtë tokë për lirinë që e gëzojnë prej themeluesve të UÇK-së mungojnë, të cilët sot padrejtësisht po mbahen në Hagë, Thaçi, Jakupi dhe të tjerët. Të cilët dhanë gjithçka për ta gëzuar lirinë sot. Lutemi që ata të kthehen sa më shpejt në shtëpitë e tyre”, tha hoxha Fadil Idrizi, transmeton Klankosova.tv

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë