Kujtim Jashari me dedikim prekës për babanë e tij, Sahit Jasharin: “Shoku im, heroi im”

Kujtim Jashari ka ndarë një mesazh emocionues në kujtim të babait të tij, Sahit Jasharit, duke e cilësuar atë si shokun më të mirë, këshilltarin dhe heroin e jetës së tij.

Në fjalët e mbushura me mall e krenari, ai kujton mësimet që mori nga babai për dashurinë ndaj atdheut, familjes dhe vlerave njerëzore, duke theksuar se fjalët e fundit të tij – “Mos ta nin” – do të mbeten përgjithmonë burim force dhe motivimi.

“Ti nuk ishe vetëm babai im. Ishe shoku im më i mirë, këshilltari im dhe heroi im. Largimi yt ka lënë një zbrazëti që askush nuk mund ta mbushë, por dashuria, mësimet dhe kujtimi yt do të jetojnë përjetë në zemrën time”, shkroi Kujtim Jashari.

Ai premtoi se do të ndjekë rrugën e babait të tij me nder, burrëri dhe dashuri për familjen e atdheun, duke ruajtur vlerat që i janë përcjellë brez pas brezi.

Mesazhi i tij prekës ka ngjallur emocione të shumta te familjarët, miqtë dhe qytetarët që e njohën Sahit Jasharin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë