Blerta Deliu-Kodra rizgjidhet deputete e PDK-së për herë të gjashtë: “Një përgjegjësi dhe zotim i palëkundur”

Blerta Deliu-Kodra është rizgjedhur deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke marrë mbështetjen më të madhe në karrierën e saj politike, transmeton portali DrenicaOnline.
Përmes një postimi, Deliu-Kodra ka falënderuar mijëra qytetarë që i dhanë besimin për mandatin e saj të gjashtë në Kuvendin e Kosovës.
Ajo e ka cilësuar këtë mandat si një përgjegjësi të madhe, duke premtuar se do të vazhdojë të përfaqësojë qytetarët me dinjitet dhe përkushtim të plotë.
“Ky mandat i gjashtë nuk është vetëm një përgjegjësi më e madhe për mua, por edhe një zotim i palëkundur për t’ju përfaqësuar me dinjitet dhe përkushtim të plotë,” ka deklaruar Deliu-Kodra.
Deputetja e PDK-së është shprehur e nderuar për besimin e qytetarëve dhe ka premtuar se do të vazhdojë të jetë zëri i tyre në Kuvend./DrenicaOnline/