Brahim Nura, fotoreporteri që na solli para syve Hashim Thaçin!

Çdo fotografi profesionale që u bë gjatë vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë te varri i babait të tij, ditën e djeshme, dhe që u shpërnda mijëra herë në rrjete sociale, është bërë nga Brahim Nura, fotoreporter i Komunës së Skenderajt.

Si një profesionist i përkushtuar në punë, Brahim Nura, ishte në Burojë ndër të parët që zuri pozicion për të kapur momente emocionale teksa Thaçi bëri homazh pranë varrit të babait.

Momentet e kapjes nëpërmjet apatatit të tij profesional, u bënë virale ditën e premte, kur u shpërndanë në facebook dhe platforma tjera sociale.

I pari që i shfaqi në sytë e publikut fotografitë e Thaçit, ishte kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, e më pas të gjithë të tjerët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë