Arrestohet një person i kërkuar në Drenas, dërgohet në vuajtje të dënimit
Policia e Kosovës ka arrestuar të premten një person të kërkuar në Drenas.
Sipas raportit të Policisë, arrestimi është bërë më 25 shtator 2026, rreth orës 14:00, në bazë të një urdhërese të lëshuar nga gjykata.
I arrestuari, mashkull kosovar, pas ndalimit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me veprën për të cilën personi ishte dënuar.

