Skenderaj: Persona të panjohur djegin 400 trupa me arra dhe dëmtojnë sistemin e ujitjes

Një incident i rëndë është raportuar në fshatin Leqinë të Skenderajt, ku persona të panjohur kanë djegur 400 trupa me arra dhe kanë dëmtuar sistemin e ujitjes të një qytetari, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 8 mars 2025, rreth orës 14:00. Viktima, një mashkull kosovar, ka raportuar rastin në polici, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar.

Për rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë në vazhdim për të zbuluar përgjegjësit e këtij akti të dëmshëm./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë