Nxënësja nga Likoshani interpeton monolog prekës kushtuar familjeve Ahmeti dhe Gjeli (VIDEO)

Sot, me respekt dhe krenari, kujtuam 27 vjetorin e Luftës së Likoshanit dhe Çirezit, ngjarje që shënoi fillimin e qëndresës sonë për liri.
Në këtë përvjetor, nxënësja e shkollës “Rexhep Gjeli” ne Likoshan, Erza Smajli, interpretoi një monolog prekës kushtuar familjeve Ahmeti dhe Gjeli, si dhe të gjitha familjeve nga fshati Likoshan të cilat humbën më të dashurit e tyre në luftë.
Me këtë aktivitet, ne nderojmë sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, duke u zotuar se kujtimi i tyre do të mbetet i gjallë në brezat që vijnë.
Lavdi të rënëve për liri!