“Prej fillimit je tu folë palidhje – cili osht problemi yt – Drenica s’osht e jotja – marre”, Debat i ashpër në Pressing

Në “Pressing” të T7, është folur për koncetrimin e votës të PDK-së, ku një numër i madh i kandidatëve për deputetë që fituan ulëse janë nga ky rajon.

Për këtë çështje kishte përplasje mes gazetares Dafina Demaku dhe aktivistes Zana Avdiu.

Pjesë nga debati i ashpër:

Demaku: Prej një kritike të shëndosh ku ti e donë deputet Arben Mustafën Arben Mustafën, Bernard Nikaj, Gencin, edhe ti e thua në njëfarë fjalori partia drenicake automatikisht është sentiment anti-Drenicë.

Avdiu: Pse është sentiment anti-Drenicë, argumentojë. Argumentoje mos akuzo palidhje oj Dafinë, pse është kundër Drenicës.

Demaku: Kur i referohesh partia drenicake ti asgjë nuk dallon nga Albin Kurti

Avdiu: Je t’u dasht e u viktimizu, je t’ia ia fut kot

Demaku Por, ti prej fillimit Zanë palidhje je t’u fol

Avdiu Cili është problemi oj Dafinë që unë foli palidhje, argumentoje pse është kundër Drenicës?

Emisionin “Pressing” mund ta ndiqni KËTU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë